Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protestat e sotme: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!
Foto: Laura Hasani

Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protestat e sotme: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

Aktuale September 18, 2026 - 10:48

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për protestën e paralajmëruara për sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, disa organizata të mëdha kanë paralajmëruar protesta që pritet të nisin në orën 12:00.

Ambasada Amerikane paralajmëron se tubimet mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa të mëdha në komunikacion në zonat përreth, transmeton Zeri.info.

Për këtë arsye, qytetarëve u është rekomanduar të shmangin sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth gjatë kohës së protestave.

“Ushtroni kujdes nëse gjendeni papritur pranë grumbullimeve të mëdha ose protestave”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve që të jenë të vëmendshëm ndaj situatës përreth dhe të përcjellin mediat lokale për informacione të reja lidhur me zhvillimet. /Zëri