Protesta kundër vendimit të Speciales, Qeriqi: Krerëve iu bë padrejtësi, vendim komplet politik
Foto: Laura Hasani

Protesta kundër vendimit të Speciales, Qeriqi: Krerëve iu bë padrejtësi, vendim komplet politik

Aktuale September 18, 2026 - 11:39

Xhevdet Qeriqi, kryetar i Shoqatës së Invalidëve në Fushë-Kosovë, ka folur për protestën gjithëpopullore që u thirr për sot nga organizatat e dala të luftës.

Qeriqi tha se kjo protestë do të mbahet kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vendim që i njëjti e quan politik dhe tendencioz.

“Pas vendimit të fundit që u mor në Gjykatën Speciale dhe pas padrejtësisë që iu bë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatat e dala nga lufta dje kanë vendosur që sot ta mbajnë këtë protestë, ta kundërshtojnë këtë vendim, t’i shfaqim pakënaqësitë rreth këtij vendimi për arsye që është vendim komplet politik, i padrejtë, i qëllimshëm, tendencioz, që ta njollosë luftën e drejtë të UÇK-së”, tha Qeriqi.

Ai, ndër të tjera, u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë protestë. /klankosova