Policia suspendon zyrtarin e trafikut pas incidentit me Aida Dërgutin
Foto: Laura Hasani

Policia suspendon zyrtarin e trafikut pas incidentit me Aida Dërgutin

Aktuale September 18, 2026 - 20:21

Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor të trafikut, i cili ishte përfshirë në një incident para nisjes së protestës së sotme të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) në Prishtinë.

Rasti lidhet me tentativën e policisë për ta ndaluar ish-deputeten Aida Dërguti, nën dyshimin se kishte shkelur rregullat e komunikacionit teksa po kalonte rrugën për t’iu bashkuar protestës.

Ndalimi i saj shkaktoi reagimin e protestuesve, të cilët kundërshtuan veprimin e zyrtarëve policorë, duke çuar në një përplasje mes tyre dhe Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Klankosova.tv se një zyrtar policor i trafikut është suspenduar.Referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se, Policia e Kosovës, bazuar në udhëzimet dhe procedurat e parapara, ka suspenduar një zyrtar policor të trafikut, i cili ka qenë i përfshirë në një rast para fillimit të protestës së sotme në kryeqytet”, ka deklaruar Kelani.