Fillon të mbushet sheshi për protesten e dytë
Aktuale
September 18, 2026 - 20:52
Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë ka filluar të mbushet sërish për protestën e thirrur për në orën 21:00.
Qindra qytetarë tashmë janë mbledhur në protestën, e cila është e dyta pas asaj që u mbajt sot në orën 12:00, transmeton Zeri.info.
Këto protesta po mbahen për të kundërshtuar verdiktin e Gjykatës së Hagës, e cila i dënoi ish-krerët e UÇK-së të mërkurën. / Zëri