Të martën protestohet para ndërtesës së OKB-së në New York në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Aktuale
September 19, 2026 - 19:10
Platforma Liria ka Emër, ka njoftuar se të martën do të mbahet protestë para ndërtesës së OKB’së në New York.
Në njoftim shtohet se, protesta është thirrur nga pjesëtarët e komuniteti shqiptaro-amerikan.
‘’Të martën e 22 shtatorit në ora 18:00 do të mbahet një protestë para ndërtesës së OKB-së në NEW YORK të SHBA-ve. Kjo protestë është thirrur nga pjestarët e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Dag Hammarskjöld Plaza, E. 47th St., mes 1st & 2nd Ave
22 shtator 2026
18:00’’, thuhet në njoftim.
