Abdixhiku takon ambasadorin britanik, diskutojnë zhvillimet politike dhe konstituimin e institucioneve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore të partisë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Hargreaves për qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar, sipas partisë, përkushtimin për mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës dhe funksionalitetin e institucioneve demokratike.
Kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.
Në këtë kuadër, Abdixhiku ka vlerësuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe të bashkëpunimit në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit të vendit. /Zëri