Kryetari i Gostivarit takon ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.
Në takim është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe komunave të Kosovës, me fokus në shkëmbimin ekonomik, kapitalin njerëzor dhe forcimin e lidhjeve institucionale.
Limani ka theksuar se Gostivari ka bashkëpunim të vazhdueshëm me komunat e Kosovës, duke e cilësuar atë si një lidhje të natyrshme dhe të rëndësishme ndërmjet dy vendeve dhe komuniteteve.
Gjatë takimit janë shkëmbyer mendime edhe për zhvillimet politike në rajon, orientimin properëndimor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit, në këtë kontekst është theksuar rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian për stabilitetin, zhvillimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
Takimi është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale të Gostivarit dhe Kosovës. /Zëri