Të gjithë në këmbë për ish-presidenten Osmani në ngjarjen e organizuar nga Clintoni në SHBA
Aktuale
September 23, 2026 - 17:55
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në eventin e organizuar nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton në New York “Clinton Global Initiative”.
Osmani mori respektin maksimal duke u duartrokitur nga të pranishmit të cilët u ngritën në këmbë pas hyrjes së saj.
Ish-presidentja e Kosovës ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara, ku po merr pjesë në forume dhe konferenca të ndryshme.
Ajo u takua edhe me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.