Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Aktuale September 23, 2026 - 18:09

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për afatet e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve, sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e kufizon mundësinë e zvarritjes së pakontrolluar të këtij procesi.

Cakolli ka thënë se, sipas këtij interpretimi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja nis të rrjedhë një kornizë kohore rreth 90-ditore për formimin e institucioneve.

Megjithatë, Cakolli ka vlerësuar se mbetet një çështje e rëndësishme pa përgjigje të qartë: kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Presidentin.

Sipas tij, kjo situatë mund të rikthejë në diskutim kompetencat për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe mënyrën se si do të veprohet në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit brenda afateve kushtetuese.

“Çështja e diskutueshme dhe e patrajtuar nga Gjykata Kushtetuese mbetet se, sot dy javë, kush do ta caktojë 8 ose 15 nëntorin si datë të zgjedhjeve të reja, nëse eventualisht nuk arrihet të zgjidhet me sukses Presidenti?”, ka shkruar Cakolli.