Lushtaku flet nga protesta për vendimin në Hagë: Qeveria "çele guri gojën [video]
Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ishte i pranishëm sonte në protestën e tetë me radhë që po mbahet në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale, tha se Qeveria e Kosovës në këtë rast “po tregohet qele gurin gojën”.
Sipas Lushtakut, përfaqësuesit e Qeverisë do të duhej të dilnin sonte në protestë dhe të kishin një qëndrim lidhur me këtë proces.
“Pavarësisht bindjeve tona politike, kjo është Qeveria e Kosovës”, tha Lushtaku.
Ai kritikoi edhe disa ministra dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “i janë gëzuar dënimit” të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
I pyetur nëse pret aktakuza të reja nga Gjykata Speciale dhe nëse do të frikësohej nga një ftesë e mundshme e saj, Lushtaku tha se “absolutisht nuk frikësohet”.
Lushtaku deklaroi gjithashtu se nuk i beson Gjykatës Speciale. /Zëri