Osmani takon ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark
Aktuale
September 25, 2026 - 09:58
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në gala-mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council, ku aty është takuar me ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani mes të tjerash ka falënderuar mërgatën në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Ishte kënaqësi të flas në gala-mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkroi Osmani. /Zëri