Haziri fton qytetarët në ditën e 19-të të protestës: Nuk ndalemi, votojeni ligjin!
Aktuale
October 04, 2026 - 12:27
Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të mblidhen sonte, nga ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e 19-të të protestës.
Përmes një postimi, Haziri ka përsëritur kërkesën për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Kërkesa jonë është e qartë: VOTOJENI LIGJIN!”, ka shkruar ai.
Haziri e ka përmbyllur ftesën me mesazhin: “Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi në shesh!”.