Liburn Aliu: Prokuroria Speciale pushoi hetimet ndaj meje, e vërteta doli në shesh
Aktuale
October 04, 2026 - 11:46
Ish-ministri Liburn Aliu ka njoftuar se Prokuroria Speciale ka marrë vendim për pushimin e hetimeve ndaj tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aliu ka bërë të ditur se vendimi është marrë më 11 shtator dhe i është komunikuar më 2 tetor nga avokati i tij.
Ai ka thënë se hetimet, të cilat kishin nisur rreth dy vite më parë, ishin shoqëruar me, siç i ka quajtur ai, “spekulime të shumta mediatike” dhe sulme ndaj tij e familjes së tij.
“Përballë një mali me shpifje, unë zgjodha të hesht dhe mirëprita hetimin”, ka shkruar Aliu.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë besuar dhe ka thënë se është i gatshëm të përballet me të vërtetën.
< >