Kuvendi do të mblidhet të hënën, për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales
Foto: Laura Hasani

Kuvendi do të mblidhet të hënën, për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

Aktuale September 25, 2026 - 12:53

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të hënën të mbahet seanca e Kuvendit, e cila do t’i kushtohet reagimit pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Kjo u bë e ditur nga kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, e cila tregoi rendin e ditë me të cilin janë pajtuar gjatë mbledhje së Kryesisë së Kuvendit, transmeton Zeri.info.

“Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca e radhës së Kuvendit të mbahet të hënën në orën 11:00, me pika të rëndësishme të rendit të ditës, me betimin e deputetëve të rinj, miratimin e një deklarate që lidhet me procesin në Hagë, përkatësisht me vendimin e padrejt të Gjykatës Speciale, jemi dakorduar që paraprakisht të mos vendosen deputetët para një akti të kryer, por të kontribuojnë në draftimin e kësaj deklarate”, deklaroi Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë. /Zëri