Flamuj kuq e zi e këngë patriotike, diaspora proteston në Gjenevë
Aktuale
September 27, 2026 - 14:45
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së po mbahet edhe në Zvicër, ku në Gjenevë është mbledhur diaspora shqiptare.
Protestuesit kanë dalë me flamuj kuq e zi, të UÇK-së dhe të Kosovës, ndërsa gjatë protestës po dëgjohen edhe këngë patriotike.
Protesta është pjesë e tubimeve që po zhvillohen në vende të ndryshme, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.