Protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Aktuale
September 27, 2026 - 14:58
Në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup ka nisur sot, në orën 14:15, protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta ka nisur me një minutë heshtje në nderim të lirisë së Kosovës.
Organizatorët kanë thënë se protesta është shprehje e solidaritetit dhe mbështetjes qytetare për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Protesta po zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.