Hamza: Të njëjtin vullnet politik ta dëshmojmë edhe në votimin e ligjit
Foto: Laura Hasani

Hamza: Të njëjtin vullnet politik ta dëshmojmë edhe në votimin e ligjit

Aktuale September 28, 2026 - 14:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka falënderuar deputetët për miratimin e deklaratës së Kuvendit lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza ka thënë se me miratimin e deklaratës është dëshmuar mundësia për ndërtimin e një vullneti të përbashkët politik për, siç është shprehur ai, mbrojtjen e vlerave dhe të së vërtetës historike.

“Sot u dëshmua se mund të ndërtohet një vullnet i përbashkët politik për mbrojtjen e vlerave tona dhe të së vërtetës historike”, shkroi Hamza.

Ai ka kërkuar që ky vullnet të dëshmohet edhe përmes votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Ky vullnet duhet të përkthehet në veprim konkret, në mënyrë që, si shtet me institucione të qëndrueshme dhe funksionale, të përballemi me sfidat që kemi përpara”, deklaroi Hamza.