Jashari takon komandantët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Jashari takon komandantët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Aktuale September 29, 2026 - 15:55

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet FSK-së dhe forcave partnere, si dhe për shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në operacionet speciale, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve, transmeton Zeri.info.

Në takim është theksuar edhe rëndësia e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e koordinimit dhe avancimin e kapaciteteve operacionale të forcave pjesëmarrëse.

Në këtë kuadër, është diskutuar edhe për ushtrimin “Valor Shield 2026”, si një mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Gjenerali Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimeve të përbashkëta për zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve të FSK-së./Zëri