Ndahet nga jeta ish-bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt

Ndahet nga jeta ish-bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt

Aktuale September 30, 2026 - 17:33

Ish-kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së bashkëluftëtarit të tij, Valdet Selimaj.

Haradinaj ka kujtuar Selimajn si një ushtar të dalluar nga Peja, duke vlerësuar disiplinën dhe trimërinë e tij gjatë luftës, që nga dita kur iu bashkua radhëve të UÇK-së e deri në çlirimin e Kosovës.

Në reagimin e tij, ai i ka shprehur ngushëllime për familjen Selimaj, bashkëluftëtar kujtimet më të mira për të, si një ushtar i disiplinuar dhe trim, që nga dita kur e mori pushët dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër Valdet Selimajn.

“Do t’i ruaj kujtimet më të mira për të, si një ushtar i disiplinuar dhe trim, që nga dita kur e mori pushkën e deri në çlirim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ish-kreu i Aleancës e ka përmbyllur reagimin me një falënderim për shërbimin e Selimajt ndaj atdheut: 

“Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut. U prehsh në paqe, Valdet!”