Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë
Foto: Laura Hasani

Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

Aktuale September 30, 2026 - 18:28

Pas qëndrimit në Shqipëri, gjatë ditës së nesërme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën.

Gjatë vizitës në Kosovë ajo pritet që të zhvillojë takim me ushtruesen e detyrës së Presidentës, Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit për media takimi Von der Lyen-Haxhiu do të nis nga ora 12:30 në ambientet e Presidencës së Kosovës.