FSK-ja realizon trajnimin “Train the Trainers” për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK-ja realizon trajnimin “Train the Trainers” për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

Aktuale October 02, 2026 - 15:12

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është realizuar trajnimi “Train the Trainers” me temë “E Drejta Ndërkombëtare Humanitare – International Humanitarian Law (IHL)”, i dedikuar instruktorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Hapjen e trajnimit e bënë gjeneral brigade Astrit Haliti dhe drejtori i NALT-it, gjeneral Thomas Schulte-Borghoff.

Trajnimi është organizuar në bashkëpunim ndërmjet NALT-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), me ligjërime dhe sesione praktike nga përfaqësues të KNKK-së dhe NALT-it.

Image

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit trajtuan tema që lidhen me zbatimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare në operacionet ushtarake, përfshirë zhvillimin dhe planifikimin e operacioneve, sjelljen gjatë armiqësive, pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në luftime, operacionet urbane, përzgjedhjen e objektivave, teknologjitë e reja të luftës, përgjegjësitë komanduese, si dhe integrimin e IHL-së në procedurat dhe doktrinat ushtarake.

“Qëllimi i këtij trajnimi ishte forcimi i kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së për përcjelljen e njohurive dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare në kuadër të institucioneve të edukimit dhe trajnimit, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm profesional dhe në zbatimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Zëri

Image