Kurti kërkon nga Gjermania mbështetje për statusin e kandidatit të Kosovës në BE

Kurti kërkon nga Gjermania mbështetje për statusin e kandidatit të Kosovës në BE

Aktuale October 02, 2026 - 15:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman, Anton Hofreiter.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, integrimin evropian, çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin rajonal.

Kurti e falënderoi Hofreiterin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Bundestagun Gjerman.

Gjatë takimit, Kurti kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sipas Kurtit, Kosova ka shënuar përparim në demokraci, sundimin e ligjit, siguri dhe ekonomi./Zëri