Osmani në përvjetorin e Kongresit Panevropian: Nuk duhet të lejojmë që historia të rishkruhet

Osmani në përvjetorin e Kongresit Panevropian: Nuk duhet të lejojmë që historia të rishkruhet

Aktuale October 03, 2026 - 19:34

Ish-presidentja Vjosa Osmani, në përvjetorin historik, një shekull pas Kongresit të parë Panevropian që u mbajt në Vjenë të Austrisë, ka folur për luftën çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën e saj para një audience politikanësh, diplomatësh dhe liderësh të shoqërisë civile nga mbarë Evropa, në ngjarjen e mbajtur mbrëmë në Vjenë, Osmani tha se nuk duhet lejuar rishkrimin e historisë.

“Të vërtetën e luftës sonë çlirimtare e mbrojtëm para një audience politikanësh, diplomatësh dhe liderësh të shoqërisë civile nga mbarë Evropa, mbrëmë në Vjenë”.

“Ne nuk duhet të lejojmë kurrë që historia të rishkruhet në një mënyrë që e vendos agresorin dhe viktimën në të njëjtin rrafsh moral. Sepse dora më e fortë që mund ta shtrijmë drejt së ardhmes është ajo që nuk dridhet kur flet të vërtetën”, tha mes tjerash ish-presidentja Osmani në këtë ngjarje.

Deputetja Osmani tha gjithashtu se "sot, një Evropë e fortë është një Evropë që nuk tërhiqet përballë sfidave dhe nuk heq dorë nga vlerat e saj. Që mbron demokracinë, lirinë dhe të vërtetën, duke mos lejuar që historia të shtrembërohet në kurriz të viktimave".