Protestuesit gjuajnë mjete piroteknike në drejtim të Kuvendit, bllokohet dalja
Aktuale
October 05, 2026 - 12:39
Janë hedhur mjete piroteknike në drejtim të objektit të Kuvendit dhe është thyer një xham.
Protestuesit, që po qëndrojnë para Kuvendit që nga mëngjesi, po kërkojnë procedimin urgjent të projektligjit për funksionimin e Gjykatës Speciale.
Ndërkohë, janë bllokuar të gjitha daljet e Kuvendit, me qëllim që deputetët të mos largohen nga objekti pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara në të dyja leximet.
Kërkesa e tyre është që deputetët të mos dalin nga Kuvendi pa u përmbyllur votimi i Ligjit në të dyja leximet. /EO
