Kuvendi pritet të mblidhet sot
Foto: Laura Hasani

Kuvendi pritet të mblidhet sot

Aktuale October 06, 2026 - 13:03

Sot kur është edhe afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, “Zëri”, mëson se, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen gjatë ditës.

Ndonëse fillimisht u tha se deputetët janë ftuar për në ora 14:00 për seancë, por më pas është ndryshuar dhe është shtyrë për një orë të pacaktuar deri më tani.

Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për këtë seancë dhe se nuk dihet nëse do të jetë vetëm seanca për zgjedhjen e presidentit apo edhe pritet që të jetë në rend të ditës edhe votimi në lexim të dytë për ndryshimin e Ligjit për Specialen.