Kraki: Nuk kam marrë ftesë për seancë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, tha se nuk ka marrë ftesë për ndonjë seancë të Kuvendit.
Kuvendi nuk ka njoftuar zyrtarisht për ndonjë seancë gjatë ditës, ndonëse “Zëri” ka mësuar se një e tillë mund të thirret.
“Nuk e di, nuk kam marrë ftesë për seancë”, tha Kraki shkurtimisht para gazetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Duke folur për ish-krerët e UÇK-së të dënuar nga Dhomat e Specializuara, Kraki tha se fokusi duhet të jetë te faza e apelit.
“Apelin [në Speciale] e fitojmë nëse krejt nesër dalim bashkë me një strategji”, tha ai.
Kuvendi ende nuk e ka përfunduar votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Sot është edhe afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. Në rast të dështimit, institucioni ligjvënës shpërndahet.