Shala: Frikë nga infiltrimi serb në protestë, policia dyshoi për persona me maska pranë turmës
Eksperti i sigurisë Drizan Shala e ka komentuar protestën e mbrëmshme të mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua miratimi në lexim të dytë i Ligjit për Specialen.
Shala vuri në pah detaje se sa ka qenë e mundshme që dikush nga Serbia të mundë të interferonte në mesin e turmës.
"Prandaj Policia e Kosovës, komandanti i stacionit Qendër pas përmbylljes së hapësirës veprimeve policor, ose përdorimin e njësive të specializuara për të neutralizuar turmën, e cila ishte në drejtim të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ka komunikuar: ‘Nuk toleroj njerëz me maska afër ose brenda turmës, sepse ka dyshime, ka frikë potencialisht që të ketë interferime të Serbisë dhe strukturave tjera, që e shfrytëzojnë këtë momentum për të djegur objektet e veçorisë së veçantë siç janë ato të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit’", deklaroi Shala në Klan Kosova.