Hiseni dorëzon letrat kredenciale te Macroni: I nderuar të përfaqësoj Kosovën në Francë

Hiseni dorëzon letrat kredenciale te Macroni: I nderuar të përfaqësoj Kosovën në Francë

Aktuale October 06, 2026 - 15:10

Ambasadori i Kosovës në Francë, Lulzim Hiseni, ka bërë të ditur se ka prezantuar letrat kredenciale te presidenti francez, Emmanuel Macron.

Hiseni tha se ndihet krenar që përfaqëson Kosovën në Francë, duke e cilësuar misionin e tij si të rëndësishëm për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Jam krenar që përfaqësoj Kosovën në Francë dhe i nderuar që ia kam dorëzuar letrat kredenciale presidentit Emmanuel Macron. Një mision që është thellësisht i rëndësishëm për mua, në shërbim të partneritetit tonë, ambicies sonë evropiane dhe miqësisë mes popujve tanë”, shkroi Hiseni

Ai e shoqëroi postimin me fotografi nga ceremonia në pallatin Elysee. /Zëri