Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë
Foto: Laura Hasani

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Aktuale October 06, 2026 - 16:41

Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe të votojnë ligjin për UÇK-në.

“Ky popull nuk do t’ua falë, nuk kanë me mujtë me u mshefë në këto institucione. Nuk do t’i lejojmë. Jemi këtu tash e sa ditë, kemi qëndru edhe dje këtu dhe do të qëndrojmë prapë derisa të votohet ligji për UÇK-në”, ka deklaruar Haziri.

Ai tha se deputetëve u kanë mbetur edhe tetë orë për të reflektuar.

“Kanë mbetur edhe 8 orë kohë, kanë kohë, kanë mundësi me reflektu. Nuk është vonë. Unë i ftoj të bashkohen e ta votojnë ligjin”, u shpreh Haziri.