Hamza i përgjigjet Kurtit: Ligji për Specialen nuk negociohet me postin e presidentit
Foto: Laura Hasani

Hamza i përgjigjet Kurtit: Ligji për Specialen nuk negociohet me postin e presidentit

Aktuale October 06, 2026 - 17:05

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i është përgjigjur ofertës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe miratimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara.

Hamza ka thënë se qëndrimi i PDK-së për këtë çështje ka qenë dhe mbetet konsistent, duke theksuar se miratimi i ligjit në dy lexime nuk duhet të ndërlidhet me asnjë pozitë politike apo institucionale.

“Me qëllim të sqarimit dhe korrektësisë maksimale, do t’i elaboroj disa gjëra. Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe vazhdon të jetë konsistent. Aprovimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në dy lexime nuk është çështje e ndërlidhur me asnjë pozitë politike apo institucionale”, ka thënë Hamza, transmeton Zeri.info.

Ai ka theksuar se çështja e zgjedhjes së presidentit është një problem i veçantë institucional, i cili, sipas tij, po e mban Kosovën për një periudhë të gjatë në një situatë politike të pasigurt.

“Ka koinciduar çështja e presidentit, e cila e përcjell Kosovën në një periudhë të gjatë kohore. Ju e dini që Kuvendi i Kosovës është dashur që të jetë i konstituar më datën 7 gusht”, ka deklaruar Hamza./Zëri