Haradinaj: Gjithçka është bërë në bazë të skenarit të Kurtit
Aktuale
October 06, 2026 - 17:54
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj në konferencën për media është pyetur se kush do ta shpallë datën e zgjedhjeve nëse sonte nuk do të zgjedhet një president. Ai tha se e gjitha ishte skenar i kryeministrit Albin Kurti për ta çuar vendin në zgjedhje.
Haradinaj pati kritika edhe ndaj U.D e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu që pyetjen për ta kërkuar sqarime nga Kushtetuesja, sipas tij, ka mundur edhe më herët.
“Gjithçka është bërë në bazë të skenarit të Kurtit. Prej 8 korrikut Kurti është kujdes që të konsumojë kohën kushtetuese. Edhe pyetjen që e ka dërguar sot u.d. presidentja ka mundur me dërguar para dy jave. Pse e ka dërguar vonë, që me fitu edhe ndonjë ditë që me u bërë zgjedhjet në dhjetor”, tha ai.