Gashi dhe ambasadorja zvicerane flasin për bashkëpunimin në sundimin e ligjit

Gashi dhe ambasadorja zvicerane flasin për bashkëpunimin në sundimin e ligjit

Aktuale October 06, 2026 - 18:09

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën diskutoi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe prokurorisë dhe autoriteteve zvicerane të zbatimit të ligjit.

Gjatë takimit, Kryeprokurori i Shtetit theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe prokurorisë dhe autoriteteve zvicerane të zbatimit të ligjit.

Fokus i veçantë ishte luftimi i krimit të organizuar dhe i shpëlarjes së parave, gjurmimi dhe sekuestrimi i pasurive të paligjshme, si dhe forcimi i kapaciteteve profesionale të prokurorëve të shtetit përmes bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë dhe ekspertët zviceranë, përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira.

Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadorja e Zvicrës shprehën gatishmërinë për të intensifikuar dhe avancuar bashkëpunimin e ndërsjellë në çështjet e sundimit të ligjit.