Ramadani: Qeveria e re duhet të përballet me kontroll të fortë dhe llogaridhënie të plotë
Foto: Laura Hasani

Ramadani: Qeveria e re duhet të përballet me kontroll të fortë dhe llogaridhënie të plotë

Aktuale October 07, 2026 - 10:17

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se Qeveria e re duhet të përballet me llogaridhënie të plotë, teksa ka theksuar se asnjë keqpërdorim nuk duhet të kalojë pa përgjegjësi.

“Kjo qeveri duhet të përballet me kontroll të fortë dhe llogaridhënie të plotë. Aleanca është këtu, syhapur ndaj keqbërësve! Si asnjëherë më parë, asnjë vendim nuk do të kalojë pa mbikëqyrje të fortë. Asnjë keqpërdorim nuk duhet të kalojë pa përgjegjësi. Shumë punë na pret”, shkroi ai në Facebook.