Emiri i Katarit uron presidenten Shiroka-Pula
Aktuale
October 08, 2026 - 14:59
Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, i ka dërguar një telegram urimi presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e betimit të saj në detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të emirit, ai i ka uruar Shiroka-Pulës sukses në ushtrimin e detyrës së saj, si dhe ka shprehur dëshirën për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Katarit dhe Kosovës, transmeton Zeri.info.