Presidentja Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së
Aktuale
October 09, 2026 - 12:30
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) Petrit Ajetin, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.
Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit Ajeti e ka informuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.
Po ashtu në takim është diskutuar për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me synim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. /Zëri