Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve
Aktuale
October 10, 2026 - 14:26
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me kritikat ndaj presidentes Shiroka-Pula, duke thënë se, të paktën gjatë kësaj presidence, nuk do të shahemi e as të linçohemi nga burrat e presidenteve.
Me këtë, ajo iu referua veprimeve të Prindon Sadriut dhe Alban Krasniqit gjatë presidencës së Vjosa Osmanit dhe kohës kur Albulena Haxhiu ishte ushtruese e detyrës së presidentes.
“Një gjë e kemi të sigurt gjatë këtij mandati: deputetët nuk do të shahen, nuk do të linçohen e as nuk do të kërcënohen nga burri i presidentes, siç ka ndodhur paraprakisht nga Prindon Sadriu e Alban Krasniqi”, ka shkruar Ganimete Musliu.