Hita: 71 efektivë të plagosur, kushdo që ka shkatërruar institucionet do identifikohet dhe përgjigjet para ligjit
Aktuale
October 15, 2026 - 16:41
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita tha në një konferencë për shtyp nga ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit se 71 efektivë police kanë mbetur të dëmtuar në aktet e dhunës në 3 ditët e protestës në Tiranë.
Hita i bëri thirrje prindërve dhe pedagogëve të mos lejojnë që fëmijët dhe nxënësit të përdoren si mburojë për aktet e dhunës ndaj institucioneve dhe pronës private, raporton Euronews