Ish-deputeti i PS: NATO-ja mund të përfshihet nëse situata në Shqipëri përshkallëzohet
Foto: Reuters

Ish-deputeti i PS: NATO-ja mund të përfshihet nëse situata në Shqipëri përshkallëzohet

Aktuale October 16, 2026 - 00:32

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, komentoi situatën e krijuar nga protesta që po zhvillohet prej tri ditësh në Tiranë, duke deklaruar se, në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm, mund të aktivizohen mekanizma të NATO-s.

Deliu tha se në rast se situata në Shqipëri përkeqësohet, mund të ngrihet çështja e nenit 4 të Traktatit të NATO-s, dhe Aleanca mund të ndërhyjë duke qenë se Shqipëria është vend anëtar.

“Këtu kërkohet edhe një lloj sensibilizimi; media universitetet, auditoret duhet të ndërhyjnë se studentët kanë organizim dhe duhet ndarë pjesa e mirë nga pjesa e keqe. Nga monitorimi i protestave në Francë kemi pasur disa manuale të përdorura sepse vendet e NATO-s nuk mund të shkojnë në kriza, dhe ne jemi vend anëtar i NATO dhe nëse situata mund të precipitojë më keq në nenin 4 të saj NATO ndërhyn me komitetin ushtarak dhe politik”, tha Deliu. /euronews