Eurodeputetja Strolenberg kritikon BE-në për heshtjen ndaj dhunës policore në protestat në Shqipëri

Eurodeputetja Strolenberg kritikon BE-në për heshtjen ndaj dhunës policore në protestat në Shqipëri

Aktuale October 19, 2026 - 23:34

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Anna Strolenberg, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mungesën e reagimit ndaj asaj që e cilësoi si dhunë të tepruar të Policisë ndaj protestuesve në Shqipëri.

Përmes një reagimi, Strolenberg ka theksuar se Shqipëria duhet t’u përkasë qytetarëve të saj dhe jo kryeministrit Edi Rama dhe të pasurve.

“Shqipëria e shqiptarëve”, ka shkruar eurodeputetja, duke shtuar në anglisht: “Shqipëria e shqiptarëve dhe jo Shqipëria e Edi Ramës dhe të pasurve”.

Ajo ka shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj qëndrimit të institucioneve evropiane për zhvillimet gjatë protestave në Shqipëri.

“Kam turp që BE-ja nuk e dënoi dhunën e tepruar të Policisë ndaj protestuesve”, ka deklaruar Strolenberg.

Reagimi i eurodeputetes vjen në kohën kur protestat në Tiranë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.