Hoti takohet me përfaqësuesit e organizatave vendore, diskutohen të drejtat e punëtorëve dhe reformat në punësim

Hoti takohet me përfaqësuesit e organizatave vendore, diskutohen të drejtat e punëtorëve dhe reformat në punësim

Aktuale October 20, 2026 - 21:12

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është takuar me përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Vendore, me të cilët ka diskutuar për punësimin, të drejtat e punëtorëve dhe politikat sociale.

Në këtë takim, të mbajtur të martën në Prishtinë, u diskutua edhe për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe për përfshirjen e personave me sfida të shëndetit mendor në tregun e punës.

Sipas njoftimit, Hoti prezantoi reformat që po ndërmerren në Inspektoratin Qendror të Punës, përfshirë nismat për avancimin e legjislacionit, forcimin e dialogut social dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Po ashtu, në takim u diskutua për digjitalizimin e inspektimeve dhe rekrutimin e 39 inspektorëve të rinj.

Në fund, u theksua rëndësia e bashkëpunimit me shoqërinë civile për hartimin e politikave më të mira dhe gjithëpërfshirëse në fushën e punësimit dhe mbrojtjes sociale.

Koalicioni i Organizatave Vendore përbëhet nga organizatat IKS, QIPS, GLPS dhe QPA.