Kosovës i shtohen sot ushtarë të rinj të FSK-së
Aktuale
October 23, 2026 - 08:01
Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ceremonia është planifikuar të nisë në orën 15:00.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, si dhe oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.