Sveçla s’e mendon dorëheqjen: Nuk mendoj se do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, jam me protestuesit
Foto: Laura Hasani

Sveçla s’e mendon dorëheqjen: Nuk mendoj se do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, jam me protestuesit

Aktuale October 30, 2026 - 09:51

As ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk mendon të japë dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

“Para 10 vjetësh kam dhënë dorëheqje nga pozita… pa pasur kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë. Jam me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve”.