Presidentja pret në takim akademikët e Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja pret në takim akademikët e Kosovës dhe të Shqipërisë

Aktuale November 02, 2026 - 13:30

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur përfaqësues të akademive të shkencave dhe arteve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas njoftimit, Shiroka-Pula u takua me akademikët Anastas Angjeli nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, Besnik Krasniqin nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademikun Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHASH-it.

“Gjatë takimit, presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit institucional dhe të mbështetjes së iniciativave të përbashkëta që ndihmojnë zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”.