Kurti përfaqëson Kosovën në Forumin e Paqes në Paris
Aktuale
November 09, 2026 - 09:28
Gjatë ditës së sotme dhe të martën në Paris do të mbahet Forumi i Paqes, shkruan Zeri.info.
Kosova në këtë forum do të përfaqësohet nga kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, i cili do të marrë pjesë edhe në darkën shtetërore të shtruar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
“Gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Zëri