Në uniformën e Policisë së Kosovës, djemtë e heronjve Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku priten nga komandanti Ahmet Xhosha
Foto: Facebook

Në uniformën e Policisë së Kosovës, djemtë e heronjve Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku priten nga komandanti Ahmet Xhosha

Aktuale November 09, 2026 - 14:41

Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ahmet Xhosha, ka pritur sot (e hënë) pjesëtarët e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.

Në mesin e pjesëtarëve janë edhe djali i Sokol Zymerit, Enveri dhe të Afrim Bunjakut, Jetlumi, të cilët kanë zgjedhur të ndjekin rrugën e baballarëve të tyre, duke iu bashkuar Policisë së Kosovës.

Enver Zymeri ra në krye të detyrës në korrik të vitit 2011, gjatë një operacioni policor në veri të Kosovës, ndërsa Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, gjatë sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Postimi i plotë i komandantit Xhosha (pa ndërhyrje):

“Në mesin e pjesëtarëve të rinj që iu bashkuan DRP-së në Mitrovicë të Jugut janë edhe dy djemtë e heronjve të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku. Bashkimi i tyre në radhët e Policisë së Kosovës përbën një moment të veçantë dhe simbolik, duke përcjellë më tej frymën e përkushtimit, guximit dhe sakrificës së baballarëve të tyre, të cilët dhanë jetën në shërbim të atdheut dhe sigurisë së qytetarëve.

Prania e djemve të tyre në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës shënon vazhdimësinë e një tradite familjare të shërbimit në institucionin ku baballarët e tyre humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Sot patëm kënaqësinë t’i dëshironim mirëseardhje gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ku në mesin e pjesëtarëve të rinj janë edhe Sokol Zymeri, djali i heroit Enver Zymeri, dhe Jetlum Bunjaku, djali i heroit Afrim Bunjaku.

Një krenari e veçantë të shohësh bijtë e heronjve tanë duke vazhduar rrugën e shërbimit ndaj atdheut. Urojmë shëndet, suksese dhe shërbim me nder, dinjitet e përkushtim ndaj vendit! /Zëri