IKSHPK-ja tregon hapat për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit

IKSHPK-ja tregon hapat për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit

Aktuale November 09, 2026 - 14:55

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur hapat për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja ceku disa nga hapat, të cilat janë kyçë për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit.

Njohja e faktorëve të rrezikut, diagnostifikimi i hershëm dhe kontrolli i rregullt janë disa nga hapat të cilat duhet t’i kemi parasysh.

Siç bën të ditur Instituti, veprimi në kohën e duhur mund të parandalojë komplikimet, të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të kontribuojë për një të ardhme më të shëndetshme.

Postimi i plotë:

Dita Botërore e Diabetit po afrohet!

Njohja e faktorëve të rrezikut, diagnostikimi i hershëm dhe kontrolli i rregullt janë hapa kyç në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit!

Diagnostikimi i hershëm

Reduktimi i rrezikut për diabetin e tipit 2

Qasja në kujdes të vazhdueshëm dhe cilësor për personat që jetojnë me diabet

Veprimi në kohën e duhur mund të parandalojë komplikimet, të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të kontribuojë për një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë. /Zëri