Veteranët dhe qytetarët mblidhen para shtëpisë së Jakup Krasniqit në Velani, duan ta takojnë [video]
Foto: Laura Hasani

Veteranët dhe qytetarët mblidhen para shtëpisë së Jakup Krasniqit në Velani, duan ta takojnë [video]

Aktuale November 18, 2026 - 14:12

Disa qytetarë, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivistë të PDK-së kanë filluar të mblidhen në lagjen Velania të Prishtinës, para shtëpisë së Jakup Krasniqit, me dëshirën për ta parë atë.

Disa prej tyre kanë folur për mediat, duke treguar arsyet e pranisë së tyre, raporton Zeri.info.

Veterani i luftës së UÇK-së, Bajram Gashi, tha se kishte ardhur vetë dhe se po priste t’i bashkoheshin edhe bashkëluftëtarët e tij.

“Kam ardhur vetëm, as nuk kam marrë vesh për ardhjen e bacit Jakup. Nuk kam ardhur për të prishur diçka, nuk do të bëjmë gjeste që nuk na takojnë. Nëse na thotë policia të largohemi, ndoshta edhe do të largohemi. Kam ardhur vetëm, po pres edhe shokët të vijnë që ta shohim bacën Jakup”, deklaroi Gashi.

Image

Ndërkaq Çlirimi Haziri, tha se kanë ardhur për ta parë Krasniqin dhe për t’i treguar se nuk është i vetëm në betejën për drejtësi.

“Erdhëm ta shohim bacën Jakup, nëse na lejojnë. Duam t’i tregojmë se nuk është vetëm, por e ka krejt Kosovën në betejën për drejtësi, liri dhe shtetësinë e saj”, tha Haziri.

Image

I pyetur nga gazetarja e "Zërit", Valmira Halimi, nëse beson se Policia dhe EULEX-i do t'ua lejojnë takimin, duke pasur parasysh se edhe disa familjarë të afërt të Krasniqit nuk janë lejuar ta vizitojnë, Haziri tha se nuk kanë kërkuar leje dhe se nuk presin që vizita t'u lejohet.

Image

“Ne nuk kërkojmë leje prej tyre dhe nuk mendojmë se do të na lejojnë”, u shpreh ai. /Zëri

Image

Image