Rama: Kryeqytetin e keni për punë, Qeverinë e keni për të bërë llaf
Aktuale
November 19, 2026 - 09:59
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, ku ka njoftuar për nisjen e punimeve me bagerë në kryeqytet.
Rama as në këtë rast nuk ka lënë pa kritikuar Qeverinë, transmeton Zeri.info.
“Mirëmëngjesi. I dhezëm bagerat. Kryeqytetin Prishtinën e keni për punë! Qeverinë e keni me ju bo ‘llaf’”, shkroi Rama në Facebook. /Zëri