Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë
Foto: Laura Hasani

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Aktuale November 19, 2026 - 10:30

U.d. e kryetares së PDK-së Vlora Çitaku dhe ish-kreu i PDK-së, Bedri Hamza, kanë zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit, ku u fol për Ligjin për Specialen, Çitaku foli shkurt për mediat.

“Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, i kemi vetëm në procedurë. Diskutohet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha u.d. e kryetares së PDK-së.

E pyetur nëse Ligji për Specialen do të dalë për votim sot në Kuvend, Çitaku u përgjigj shkurt: “Po, besoj që po”.