Mospajtime rreth ndryshimit të rendit të ditës, konsultohen grupet parlamentare
Foto: Laura Hasani

Mospajtime rreth ndryshimit të rendit të ditës, konsultohen grupet parlamentare

Aktuale November 19, 2026 - 12:36

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e re plenare, por mosmarrëveshjet rreth rendit të ditës kanë bërë që kjo seancë të mos vazhdojë ende.

Shefja e GP të LVV-së, Arberie Nagavci, në fillim të seancës ka propozuar që rendi i ditës të ndryshojë me disa pika të tjera, transmeton Zeri.info.

Kjo fillimisht nuk është votuar nga deputetët, ndërsa pas konsultimit mes grupeve parlamentare, ndryshimet e pikave të rendit të ditës janë duke u votuar një nga një. /Zëri

Image